Nëna e Ronaldos sërish është ankuar dhe ka kritikuar të tjerët, ajo mendon se djali i saj duhet të kishte fituar më shum Topa të Artë. Ai ka fituar deri më tani pesë çmime, aq sa Lionel Messi.
Familja e Cristiano Ronaldos vazhdon të lëshojë deklarata të rënda në drejtim të atyre që udhëheqin institucionet më të larta në futboll.
Dolores Aveiro, nëna e CR7, duke folur në “A Bola” ka thënë se ‘në futboll ekziston mafia’ dhe për këtë djali i saj ka vetëm 5 ‘Topa të Artë’ dhe në përgjithësi trajtohet shumë më ndryshe.
E pyetur nëse CR7 mund të rikthehet dhe ta fitojë sërish këtë çmim, ajo tha: “Ekziston mafia. Është fjala adekuate për ta thënë. Po, ekziston mafia në futboll dhe nësë nuk do të ishte Ronaldo do të kishte fituar më shumë Topa të Artë“.
“Nëse e shihni gjithçka që ka ndodh e kuptoni se është për shkak të mafies“.
“Nëse do të ishte spanjoll apo anglez, s’do të kishin bërë çfarë po bëjnë, por është portugez nga Madeira… ndoshta për këtë“.
“Nuk e di nëse do ta fitojë ‘Topin e Artë’, por besoj në të. Mendoj se e meriton kur e shikojmë atë çfarë ka bërë gjithë vitin“, shtoi mes tjerash Dolores Aveiro.
Në vitin kalendarik 2019, Ronaldo ka shënuar 12 gola në Serie A për Juventusin dhe 6 në Champions League.