BallinaUncategorizedFOTOT/“Shpërthen” Agron Tufa: Pushtët e Enverit ngordhin për kohën e Stalinit, jo...

FOTOT/“Shpërthen” Agron Tufa: Pushtët e Enverit ngordhin për kohën e Stalinit, jo për Europën!

Publicisti Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka reaguar fort me një postim në rrjet lidhur me dekorimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me portretet dhe fotografitë e atyre që konsiderohen si dëshmorë dhe heronj të popullit.

Një pjesë e fotove të vendosura i përkasin emrave që u vranë gjatë luftës së Dytë Botërore, të tjerë se ishin figura të Partisë Komuniste, më pas PPSH-së.

Dekorimi i bulevardit është bërë në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit, por ajo që stonon është fakti se mes personave të zgjedhur janë edhe ata që i kanë shërbyer strukturave të sigurimit të shtetit, krimet e të cilëve janë të evidentuara.

Tufa në postimin e tij shkruan se qeveri-bashkia ka varur në të njëjtin bulevard portretet e atyre gjoja heronjve, që i ekzekutuan martirët, jo vetëm të kishes katolike. Madje të veshur dhe me uniformën e Sigurimit, si ky këtu poshtë.

Postimi nga Agron Tufa

Kur erdhi në Tiranë Papa Françesku qeveria vari në Bulevard portretet e martirëve të kishës katolike.

Sot qeveri-bashkia ka varur në të njëjtin bulevard portretet e atyre gjoja heronjve, që i ekzekutuan martirët, jo vetëm të kishes katolike. Madje të veshur dhe me uniformën e Sigurimit, si ky këtu poshtë.

Pushtët e Enverit ngordhin për kohën e Stalinit, jo për Europën!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular