Shpejtësi e çmendur në Tiranë. Gjatë natës policia ka ndaluar një makinë që po ecte me shpejtësi prej 200 kilometrash në orë.
Ndalimi është bërë në unazën nga Sauku në kryqëzimin e Teg-ut në periferi të kryeqytetit.
Sipas policisë, gjatë natës janë bllokuar 10 patenta.
‘200 km.
10 patenta të pezulluara prej orës 21.00 e deri në orën 00.30 për shpejtësi që varion nga 157 km/h deri në 200 km/h në aksin rrugor Sauk-Teg.
Shpejtësi që të vret jetën.
Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin me të mirë ju pret polici në rrugë’, thuhet në një postim të policisë në Facebook.