Atentati i tipit mafioz që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj bashkë me dy miqtë e tij që udhëtonin me një automjet ishte i mirëorganizuar dhe autorët dyshohet se janë me pagesë. Prita ishte ngritur te mbikalimi i Shkozetit 3 km larg vendit nga ku Ndoja po drekonte në një restorant në zonën e Plazhit.
Këtu fillon ndjekja si nëpër filma. Autorët dyshohet se kanë përdorur dy automjete dhe njëri ka ndaluar shpejtësinë ku udhëtonte prokurori i Durrësit.
Por autorët nuk u mjaftuar më kaq. Dyshohet se u qëllua nga dy armë zjarri në mjetin e tipit Mercedez Benz dhe plumbat ishin drejtuar në ndenjësen e parë, ku ishte ulur Ndoja. Drejtues i mjetit ishte Andi Maloku dhe pasagjer në ulësen e pasme ishte Aleksandër Laho, ose i njohur ndryshme si Pëllumb Muharremi me nofkën “Rrumi”.
Dëshmitarët okuluar kanë treguar në polici se pak çaste pasi u krye atentati, afër vendit të ngjarjes ndaloi një automjet tip “Skoda”, për t’u siguruar se objektivi që dyshohet të ishte prokurori Ndoja ishte eliminuar.
Grupi hetimor ka mbledhur prova të shumta materiale siç është edhe targa e automjetit që është pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos.
E gjithë gjatësia e rrugës së autostradës Durrës-Tiranë por edhe e unazës nga ka ardhur automjeti i Ndojit është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.
Për të përshpejtuar përftimin e pamjeve është ngritur një grup i përbashkët ndërmjet policisë së Tiranës dhe Durrësit. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë se, autorët janë mbështetur edhe nga persona të tjerë për t’u larguar dhe të humbur gjurmët.
Për ngjarjen e rëndë policia e qytetit bregdetar ka ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa në rrugët e qytetit të Durrësit, janë nxjerrë edhe autoblindat.
Shumë persona janë shoqëruar por pas marrjes në pyetje u lanë të lire. Grupi hetimor nga nuk asnjë të ndaluar për atentatit kriminal.
Dyshohet se automjeti i sekuestruar bashkë me dy armë automatike dhe maskat në Ishëm të jetë lënë nga autorët për të shpërqendruar forcat e policisë, pasi nga mbikalimi i Shkozetit deri në Shkafandë, përshkruhet për të paktën 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu u sekuestruan edhe bidona me benzinë por mjeti u gjet i padjegur. Të gjitha provat materiale u dërguara në laboratorin e policisë shkencore.
Atentati ndaj Arjan Ndojës po hetohet edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me procedimin penal të regjistruar për : “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Në të njëjtin vend pranë mbikalimit të Shkozetit në qershor 2019 u bë një antantat i tipit mafioz ndaj tre persona por fatmirësisht pa viktima./Abcnews