Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Korçës ku 45-vjeçari Viktor Bardhoshi ka vrarë veten me armën e gjahut në ambientet e lokalit në pronësi të tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 9 rruga ‘1 Maj’, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e saj.
Njoftimi i policisë lokale:
Me datë 03.11.2019, në orën 14:00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga ‘1 Maji’, shtetasi V. B., rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.