Kreu i PD-së Lulzim Basha po mban një fjalim në sheshin përballë parlamentit.
‘Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na kërkon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:Unë jam Lulzim Basha, qytetar i Tiranës në krahun tuaj dhe me ju në këtë betejë.Sot kemi nisur rrugëtimin e shpresës, këtë rrugëtim që nisi me bashkimin më të madh të shqitarëve do të vazhdojë pa ndërprerje deri në rrëzimin e qeverisë së krimit.Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na kërkon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj.Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë, unë besoj tek demokracia Europiane, tek demokracia Amerikane që çon para burgut politikanët e inkriminuar dhe kriminelët.Unë e di se njësoj si unë qytetari Lulzim Basha, besojnë të gjithë qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë. Ne nuk jemi populli i dhunës, jemi populli i lirisë, demokracisë, i Shqipërisë, ne jemi e ardhmja Europiane……Nuk do të kërkoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjenike nga një kriminel që përfaqëson më të zezën, llumin e shoqërisë. Nuk do të pranoj kurrë pasurimin e një grushti njerëzish. Nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e krimit të organizuar. Unë nuk do të pranoj që xhepat e popullit më të varfër të Europës të vidhen nga një grusht njerëzish. Ne jemi njerëzit e demokracisë. Ne jemi njerëz të vlerave dhe besoj se shumica edhe të besimit në Zot. Prej ditës së shtunë, në zemrat e shqiptarëve nuk ka frikë tjetër përveç frikës së Perëndisë. Zemrat tona janë mbushur me kurajo. Shikojeni kapobandën që ka shkuar përsëri në arrati. Kjo është prova që vendi nuk ka një qeveri legjitime. Kjo është prova e parë e popullit të bashkuar. Mos i prekni vëllezërit dhe motrat tanë policë, se janë të nënpaguar dhe se janë me ne kundër kësaj qeverie. Ai që duhet të ishte përballë popullit është zhdukur në vrimën e miut dhe ky është vetëm fillimi. Le ta nisim bashkë sot këtë rrugëtim shprese drejt të ardhmes sonë europiane. Shpresa jonë është Europa dhe atë derë mund ta hapim ne, populli i lirisë dhe demokracisë. Ndiqmëni dhe ejani të gjithë pas nesh për të dorëzuar në mënyrë finale dhe në mënyrë të pakthyeshme, mandatet e deputetëve dhe për t’i dhënë fund mandatet e këtij regjimi kriminal dhe të marrë në dorë fatet. Të gjithë pas meje për ta finalizuar këtë akt historik, patriotik dhe europian!”