BallinaAktualitetAtentati ndaj prokurorit dhe “Rumit”, kush është personi i ndaluar. Të gjitha...

Atentati ndaj prokurorit dhe “Rumit”, kush është personi i ndaluar. Të gjitha rrugët të çojnë tek..

spot_img
spot_img

Pasditen e së hënës u raportua për një person të ndaluar, mbi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksander Lahos (Rumit) dhe shoferit Andi Maloku.

Por në emisionin Opinion, gazetari Spartak Koka tha se që prej orës 20:00 i ndaluari është sjellë në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe aty janë të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit për ta marrë në pyetje.

Sipas tij presoni është ndaluar bazuar në disa prova të gjetura gjatë ekspertimit të automjetit të autorëve, që u gjet i braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm.

Mësohet se personi i ndaluar është me origjinë nga zona e Fushë Krujës.

Por analisti Lorenc Vangjeli shkoi dhe më tej, teksa deklaroi: Deri nesër do të kemi një emër për ata që kanë qëlluar. Është cështje orësh, që do merret vesh. Të gjitha rrugët të çojnë tek Gjiri i Lalëzit. Është emër me precedent penal dhe vrasës me pagesë. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular