BallinaAktualitetÇfarë i ka ndodhur Kryeministrit? Rama anulon të gjitha takimet

Çfarë i ka ndodhur Kryeministrit? Rama anulon të gjitha takimet

spot_img
spot_img

Po bëhen me shumë se 72 orë dhe Kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet. Axhenda e tij ka qenë e ngjeshur, por të gjitha takimet janë shtyrë në një kohë të dytë e cila ende nuk është përcaktuar.

Shkaqet nuk dihen, por publike janë vetëm pasojat. Dega e Partisë Shkdodër, prej të premtes është me kokën nga dritarja për të parë karvanin e makinave të Kryeministrit, por nata ka rënë tre herë dhe Rama nuk ka shkuar. Po ashtu Rama nuk ka zhvilluar dhe mbledhjen me Grupin Parlamentar, ku deputetët janë mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, por kryetari i tyre nuk ka shkuar.

Një tjetër takim i rëndësishëm që Rama nuk ka zhvilluar këtë jave ka qenë dhe ai i bashkëqeverisjes me qytetarët, ku populli i thjeshtë tregon hallet live dhe të gjitha zgjidhen prej tij. Ndoshta ky takim nuk është zhvilluar, pasi hallet e qytetarëve mund të jenë zgjidhur të gjitha dhe për këtë javë nuk ka pasur ankesa.

Megjithëse anulloi Shkodrën, konfirmoi Ministrinë e Bujqësisë, por krejt papritur e anulloi edhe atë. Sot për në orën 12:00 ishte parashikuar një tjetër takim i Ramës, por ky i fundit nuk shkoi. Minsitria e Bujqësisë do të zhvillonte një panair sot në kuadër të projektit IPARD, ku një ftesë kishte mbërritur në adresë të Kryeministrit. Prezenca e tij ishte konfirmuar nga Kryeminsitria, por sot u konfirmua dhe anulimi i pjesëmarrjes.

Ai që nuk lë ditë pa dalë ne ekran më shumë se një herë, në kulmin e debateve, anullon gjithçka dhe zhduket. Mosdaljet piblike të kryeministrit mund të mos e shqetësojnë publikun, por anulimi i takimeve ngre dyshimet nëse ai është apo jo në detyre.

Ende nuk dihen arsyet e shtyrjes së takimeve nga Edi Rama, pasi ky i fundit nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare. Dy javë më parë Rama anuloi dhe takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski dhe nga kryeministria u tha se kishte probleme shëndetësore.

Nëse edhe këtë herë ka arsye shëndetësore, atëherë i takon zyrës ë shtypit të kryeministrit të informojë publikun, nëse është në punë dhe sa do të mungoje. A është kjo për arsye shëndetësore apo për arsye të tjera? Çfarë e ka detyruar Kryeministrin të anulojë takimet?/ Dosja.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular