BallinaAktualitetLista e 2017-ës/"Mea Culpa" e Bashës: Ky nuk është justifikim, është një...

Lista e 2017-ës/”Mea Culpa” e Bashës: Ky nuk është justifikim, është një mësim i mirë

spot_img
spot_img

I ftuar në RTSH, përballë gazetarit Lutfi Dervishi, lideri i opozitës Lulzim Basha foli edhe një herë për listat e deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Sipas kryedemokratit, i cili përsëriti edhe një herë ndjesën e tij, lista ishte vendim i një afati kohor shumë të shkurtër.

Basha shtoi se, nuk është justifikim. Është një mësim i mirë, sepse në fund të fundit çdo kandidat në listat e PD duhet t’i nënshtrohet vetingut të brendshëm të PD, siç është sanksionuar edhe në statut

Pyetje: A i detyroheni ju një ndjesë shqiptarëve për deputetët që dolën nga listat e opozitës në parlament?

“Padyshim! Dhe e kam bërë këtë ndjesë në mënyrë të përsëritur. Një gjë duhet të qartësojmë, që këto ishin vendime që u morën në 5 ditë dhe njërëzit që janë futur aty, që sot janë vënë në shërbimin e maxhorancës me mjetet që kjo qeveri, ky pushtet dhe ky kryeministër di t’i përdorë shumë mirë, vijnë nga fundi i listave dhe përfaqësojnë parti shumë të vogla aleate. Ky nuk është justifikim. Është një mësim i mirë, sepse në fund të fundit çdo kandidat në listat e PD duhet t’i nënshtrohet vetingut të brendshëm të PD, siç është sanksionuar edhe në statut. Po ashtu, do të legjitimohet përmes anëtarësisë së PD dhe, përmes këtyre dy mekanizmave do të garantojmë një përfaqësim të plotë, dinjitoz me vlerat më të mira, nga i pari tek i fundit i listës. Kjo listë na solli në vëmendje që edhe kandidati i fundit i listës ka rëndësi, ka vlerë, qoftë edhe si tregues i përfaqësimit. Ky pësim është kthyer në mësim për PD dhe për ne si opozitë”, u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular