Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes së drogërave në ambientet e shkollave. Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2018, emisioni “Stop” denoncoi problematikën e shpërndarjes së hashashit në disa shkolla të Tiranës. Në atë kohë reagoi Policia e Shtetit, duke u shprehur se do të shtonte kontrollet në shkolla.
Por një vit më pas, asgjë nuk ka ndryshuar. Ky fenomen negativ vijon të jetë prezent në shkollat e kryeqytetit. Përmes një personi të infiltruar, emisioni “Stop” sjell me zë dhe me figurë me anë të kamerës së fshehtë se si nxënësit konsumojnë dhe shesin hashash. Më i madhi prej nxënësve është në vit të parë gjimnaz. I gjithë ky aktivitet ndodh në pjesën e pasme të shkollave. Rasti është filmuar në shkollën “Besnik Sykja”, që edhe vitin e kaluar ishte pjesë e problemit.
Agjenti i emisionit ka komunikuar me nxënësit duke u kërkuar atyre se ku të gjente hashash. Ata i thonë se mjafton të ketë para dhe mund ta gjejë fare lehtë. Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen, njëri prej tyre i sjell një qese hashash. Kushton 500 Lekë të reja. I infiltruari i “Stop” porosit dy qese hashash, të cilët kushtojnë 1000 të reja.
Qyetari- Hë mo! Po e dridhni, hë?!
Nxënësi 1- E drodhëm një të gjatë, mos na kapi shteti, vetëm nji kshu.
Qytetari- Pse?
Nxënësi 1- Na doli ty përprara, na fiku ndjenjën.
Qytetari- Ke ndonji për mua?
Nxënësi 1- Jo, s’kena edhe kët e kena…
Qytetari- Po ku të gjej noi një unë?
Nxënësi 1- Nuk kam kshu, vetëm po të blesh, o shefo, nuk të jep njeri falas sot.
Qytetari- Po hë re, ku të blesh, për nanjë festë, për nanjë gjë…
Nxënësi 3- Po varet, kur e do ti?
Qytetari– Nesër!
Nxënësi 3- Nesër! Po pata fizkulturë unë, do të sjell unë.
Nxënësi 2- Më rob shpie, do na fikin portollambën! Po ku o ai më, o zemra? O, Dm ku o xxx më
Nxënësi 3- O, super fare, o zemra!
Qytetari- Hej, të vij, nesër unë sa lekë bën një nga kto mo?
Nxënësi 3– Një qese, 5 mijë lekë.
Qytetari- 5 mijë lekë!
Nxënësi 3- Po!
Nxënësi 4- Ta sjell ky nesër 5 mijë lekë.
Nxënësi 3- Nesër, ktu do jesh ?
Qytetari- Ça ore del nesër?
Nxënësi 4 – Bëj i çik “Chill” (Qetësim) atje te klasa ti me ktë kapelen!
Nxënësi 3- Në pushim!
Qytetari- Në pushim të gjatë?
Nxënësi 5- Jepi, hë mo, jepi shpejt!
Qytetari- 5 mijë lekë bën, do marr 2 copë, të më japësh 10…
Nxënësi 3- T’i them atyre çunave, t’i them të vijnë, se i kam çuna lagje.
Nxënësi 4- Qilazi ma jep pak, ta provoj atë!
Nxënësi 3- Provoje, ça bari është ai, e ça bari është ky!
Nxënësi 5- Ma jep pak ta provoj unë!
Qytetari- Vetëm të jetë i mirë, hë!
Nxënësi 5 – Ai i lagjes!
Nxënësi 2- Hej, më i mirë ai imi!
Nxënësi 3- Hë, se kjo o super bar, s’o është i lagjes ky, tjetër!
Nxënësi 2 – Ja i lëshoj pëllumbat ai, me rob shpie!
TAKIMI I DYTË
Qytetari- Ma solle?
Nxënësi – Pooo!
Qytetari- Hë shyqyr, si je ti?
Nxënësi – Ça je tu bo?
Qytetari- Hiç, hë mirë!
Nxënësi – 2 copë deshe, hë?
Qytetari- Hë 2, merre 10-tshen!
Nxënësi – Ja ku i ke, 2 copë!
Qytetari- Është i mirë ky?
Nxënësi – Është super!
Qytetari- Hë!
Nxënësi – Është super tritol. Po deshe, të bëjmë një tashi!
Qytetari- Po.. Na ma dridh një, po bëma me cigare!
Nxënësi – Ke rizla?
Qytetari- Jo! S’ke ti me vete?
Nxënësi – Jo jo! Ja, se ka ai shoku im.Vjen tashi.
Qytetari- Hë!
Nxënësi – Ka ai shoku im them, vjen tashi.
Qytetari- Mirë!
Qytetari- Ti, ça klase je?
Nxënësi – Unë?
Qytetari- Eee…
Nxënësi – Unë jam në vit të parë.
Nxënësi – Keni rizla, mo zemra?
Nxënësi 2- Jo, jo!
Nxënësi 3- Ça do vlla?
Qytetari- Na një rizla!
Nxënësi – Hajt pra, na jep një rizla, se ty po të prisja!
Nxënësi 3– Na!
Nxënësi 2- Ta kqyr njëherë!
Nxënësi – Është bar i mirë, më vdekshin robt!
Nxënësi 2- I ri është?
Qytetari– S’paska kokrra!
Nxënësi – Jo më, ça thu ti?!
Nxënësi – Po shih, sa pjalm ka mo zemër, e di sa dru të bën?
Qytetari- Hë!
Nxënësi – Po shih, sa pjalm!
Qytetari- Unë kam vajtur në nja dy vende të tjera, s’kam gjetur!
Nxënësi 2- Ku?
Qytetari- Kshu nëpër shkolla kam qenë një- dy herë.
Nxënësi 2- S’kam qenë unë!
Qytetari- Hë!
Nxënësi 2- Kam unë mall të ri daku, as një muj s’ka, që është këput.
Qytetari- Me sa? Edhe ti me 5 mijë lekë?
Nxënësi 2- 5 mijë lekë!
Nxënësi – 5 janë të gjithë!
Qytetari- Të gjithë me 5 mijë lekë!
Nxënësi 2- Boj 5-shen, hajde merre!
Qytetari- Të marr në telefon unë, mo burrë!
Nxënësi 2 – Edhe me 1.5 gramë brenda “full” (plot)
Nxënësi – Ça ke më Strëpi, pse më bezdis në punë mu?
Qytetari- Edhe ti ke marrë, mo?
Nxënësi- Vështroje njëherë, me rob shpie!
Qytetari- Hë!
Nxënësi 3- Është si ai i djeshmi.
Nxënësi – Edhe ky është super bar, e di ça bari është ky më?! Më vdekshin robt është super fare!
Qytetari- Hajde re, apo do ma japësh mua dhe ktë?!
Nxënësi- Jo, jo! Ia dha botrorit ai ktë.
Qytetari- Po gocat s’pinë ktu? Vetëm çunat pinë?
Nxënësi- Ça?
Qytetari- Gocat s’pinë ktu?
Nxënësi – S’pinë, s’pinë.
Nxënësi 2 – Gocat?
Qytetari- Hë!
Nxënësi- Gocat pinë fshehtas.
Nxënësi – O xxx, a do vish t’ma bësh një teke gati? Na, na, boje!
Nxënësi 4- Kush e ka kët’ barin?
Nxënësi – Una e kam kët’ barin!
Qytetari- Po kshu festa, gjëra, organizoni ju?
Nxënësi- Festa?
Qytetari- Hë!
Nxënësi – “Weed shop” (Dyqan hashashi)
Qytetari- Hë!
Nxënësi – Weed shop!
Qytetari- Hëë Weed shop e kini?…
Nxënësi – Ishim te klasa.
Qytetari- Pse e ke pi në mëngjes?
Nxënësi- Poo, mora dhe një pako timen unë, që në mëngjes, fiks fare. Ja më, me ktë e pimë o…
Qytetari– Po s’u dallojnë ato mësueset në klasë?
Nxënësi – Zysha, unë sa erdha, ma bojshin ato gocat, paske pirë cigare, që në mëngjes, hë…
Qytetari- Të dalluan?
Nxënësi- Zyshat? Po jo, se s’bohemi kshu spatë, me rob shpie…
Nxënësi- Na nona!
Qytetari- Rrofsh, do të marr në telefon për çdo gjë!
Burimi Tv Klan