BallinaAktualitetHistoriani Uran Butka lexon dokumentin: Baba Faja u vra për motive fetare,...

Historiani Uran Butka lexon dokumentin: Baba Faja u vra për motive fetare, ja si ekzekutoi pa gjyq 7 vetë në Martanesh

spot_img
spot_img

Historiani Uran Butka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se është e pavërtetë që vetëm partizanët janë heronj.

Butka ka lexuar një dokument, ku thuhet se Baba Faja që u vra pas luftës, ka ekzekutuar 7 vetë pa gjyq në Martanesh. Historiani përmend një dokument të Mehmet Shehut, ku tregohet sesi ai ka porositur vrasje.

“Është e pavërtetë që partizanët vetëm na qenkërkan heronj dhe nacionalistët janë të errët. Përpos emrave që kemi thënë këtu, ka edhe emra të tjerë, që unë do t’i the se dua të tregohem i drejtpërdrejtë. Marrim për shembull Baba Fajën. Ai është vrarë për motive fetare pas luftës, sepse donte që bektashinjtë të martoheshin, meqenëse vetë ishte e martuar me një kavajse dhe kryegjyshi botëror i kësaj kohe i tha se statusi është ky e ai vrau edhe Baba Fajën edhe veten.

Më lejo që të lexoj një letër të Mehmet Shehut që ia dërgon Shtabit të Korporatës së Parë. Aty thuhet: ‘zbuluam se Baba Faja me kokën e tij ka dënuar 7 persona me vdekje nga Martaneshi dhe ua ka dhënë artilerëve tanë për ekzekutim. Ekzekutimi është kryer pa gjyq, vetëm me urdhër të Baba Fajës. Ky përbën një faj të rëndë, në mos një krim. Nisur nga kjo gjë, nga ky krim i rëndë, nuk meriton as statusin e heroit, as të dëshmorit”, tha Butka.

Historiani Uran Butka thekson se disa ballistë që janë vrarë nga partizanët, janë nderuar madje nga shteti shqiptar pas vitit 1990.

“Mos harrojmë se partizanët kanë vrarë disa ballistë me në krye Hysni Lepenicën. Shteti shqiptar më 1993, ishte i mirë apo i keq, e ka nderuar Lepenicën dhe të tjerët që ranë. Ministria e Brendshme i ka futur në listët e dëshmorëve. Këta sigurisht që duhet të jenë sot heronj. Kundër gjermanëve janë vrarë ballistë të tjerë si Skënder Muço, profesor Yzeir Ismaili, Sako Mezini meqë këta ishin takuar me britanikët. Këta janë pra bashkëpunëtorë të aleatëve dhe janë vrarë, nuk e meritojnë që të jenë heronj? Patjetër duhet të jenë, bashkë me të tjerët”, tha Butka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular