Presidenti amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, javën e ardhshme në Uashington.
Trump shkroi sot në Twitter se planifikon të diskutojë çështjen e Sirisë, terrorizmit dhe përfundimin e armiqësive me kurdët.
Presidenca turke konfirmoi se palët zhvilluan një bisedë telefonike dhe Erdogan do të vizitojë SHBA-në.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një rezolutë që bëri njohjen e gjenocidit armen nga Perandoria Osmane, duke zemëruar kështu Turqinë që këmbëngul se nuk ka patur gjenocid.
Kongresi, përgjithësisht është i pakënaqur me Turqinë për pushtimin e Sirisë dhe deputetët kryesorë kanë akuzuar Trump për lejimin e sulmit ndaj kurdëve sirianë.
Aleati kryesor amerikan në mposhtjen e Shtetit Islamik ishte një forcë e udhëhequr nga kurdët në Siri.//ATSH