BallinaKryesoreBashkimi Ballkanik sipas Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama

Bashkimi Ballkanik sipas Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama

spot_img
spot_img
Nga Erl Kodra 

Të dhënat kryesore të ekonomisë serbe (lexo në fund të tekstit*) janë thjeshtë të pakrahasueshme me ekonominë tonë, madje janë të pakrahasueshme edhe me çdo ekonomi të rajonit. Një ekonomi që eksporton automobila, makineri dhe metale është diçka tjetër, krejt e ndryshme me eksportin e hashashit. Për më tepër, kur nuk je në gjendje të konkurosh as me bujqësi, pemtari ose blegtori. Një ekonomi e mbështetur në betonizimin e vendit, kurrësesi nuk mund të konkurojë ekonominë serbe.

Le të supozojmë për një moment sikur ne shqiptarët të mos kemi asnjë problem me Serbinë, historik, gjeografik ose politik. Shkurt, të bëjmë sikur Seribia është një vend normal, miqësorë me shqiptarët. në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe në Maqedoni. Le të supozojmë sikur me Serbinë nuk kemi patur asnjëherë asnjë zënkë, kurrë, që prej shekullit të 11-të dhe deri më sot. A do ishte produktive dhe e këshillueshme ekonomikisht që ne t’i hapim derën mallrave dhe produkteve serbe, fushave të Vojvodinës dhe viçave me hormone? Çfarë do të ndodhte realisht?

Ekonomia shqiptare do të kthehej në një konsumatore të produkteve serbe, ndërsa Porti i Durrësit do të ishte realizimi i ëndrrës serbe për detin. Një hapje e tillë kufinjsh për lëvizjen e lirë të mallrave, për një treg të përbashkët pra, nuk mund të bëhet pa rregulla. Në të vërtetë, negociatat me Bashkimin Europian, që nuk dihet se kur do të fillojnë, nëse do të fillojnë ndonjëherë, pikërisht këtë gjë bëjnë, rregullojnë me marrveshje se çka do të lejohet të eksportosh, në çfarë sasie dhe në çfarë cilësie. Në rastin më të mirë, me rastin e një marrëveshje të tillë me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, Shqipëria do të përfitojë… falimentin ekonomik dhe politik. Sepse, për fat të keq, nuk ekziston “rasti më i mirë”. Në të gjitha kuptimet, kjo hapje do të jetë fatale për ekonominë shqiptare, fatale edhe në planin politik, sepse do t’i ofroje armikut tënd bash hapësirën tënde ekonomike, portat për dalje në det, dhe mbi të gjitha tregun e gjallë.

Në planin politik, Shqipëria do t’i ofronte Serbisë në tavolinë sigurinë kombëtare. Serbia është një vend që ka blerë sistemet ruse të mbrojtjes S-400, ka blerë avion ushtarak rusë, ka blerë armë (raketa tokë-tokë) të afta që të godasin çdo vend të rajonit. Serbia zhvillon stërvitje të përbashkëta me ushtrinë ruse. Kompanitë ruse dhe kineze kërkojnë ekspansion në rajon, ato nuk mund të mjaftohen vetëm me Serbinë.

Në planin gjeopolitik dhe strategjik, ky është kapitullimi pa kushte para strategjisë serbe. Në këto rrethana, Serbia e nënkupton Kosovën si pjesë të saj, si diçka që i përket. Në llogjikën e tij Aleksandër Vuçiç e ndjenë se Kosova është pjesë e Serbisë, prandaj nuk ka rëndësi që ajo nuk është pjesë e tavolinës, sepse në emër të saj flet Aleksandri.

“Le të flasë Edi Rama ndonjë batutë patriotike, por çrëndësi ka? Kosova është pjesë e Kushtetutës së Serbisë. Me këtë lëvizje, Serbia përfiton shumë më tepër se sa Kosova” – mendon me vete Aleksandër Vuçiç.

Në Samitin e Durrësit do të marrë pjesë edhe Josep Borrell, përfaqësuesi spanjoll i politikës së jashtme të BE-së, një njeri i çuditshëm ky, që vetëm pak kohë më parë deklaronte se “Kosova nuk mund të quhet e pavarur derisa nuk e njohin fuqi të tilla si Kina dhe Rusia”. Spanja, vendi i tij akoma nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur. Ky njeri do të bekojë Bashkimin Ballkanik. Në fakt, ky është termi i saktë politik i nismës Vuçiç – Rama. Treg i përbashkët, lëvizje e lirë e mallrave, treg i lirë pune. Në thelb, ky është edhe Bashkimi Europian.

Edi Rama është njeri i çuditshëm dhe plot guxim të çartur. Të gjithë kemi thënë se ai nuk e ka të gjatë, kjo sidomos pas çdo skandali që e ka shoqëruar qeverisjen e tij që prej 2013-tës e deri më sot. Ditë pas dite, hap pas hapi, ai ka shkelur çdo parim të shtetit të së drejtës, ka mbushur Parlamentin dhe qeverinë me hajdutë dhe kriminelë, kontraktoi buxhetin e shtetit për një grup individësh, kriminalizoi shoqërinë, dhe së fundi, po ia del për bukuri të jetësojë çdo insiativë që ia diktojnë rrethanat e mbijetesës. Kështu Edi Rama është kthyer në rrezikun numër një për Sigurinë Kombëtare.

Por për këtë temë, do të shkruaj një herë tjetër.

*) “Ekonomia e Serbisë është një ekonomi e bazuar në shërbime me të ardhura të mesme të larta, me sektorin terciar që përbëjnë dy të tretat e prodhimit të brendshëm (të përgjithshëm) bruto (PBB) dhe funksionon me parimet e tregut të lirë. PBB-ja nominale në vitin 2019 parashikohet të arrijë në 51.523 miliardë dollarë, që është 7,397 dollarë për frymë, ndërsa PBB bazuar në barazinë e fuqisë blerëse (PPP) qëndroi në 129.298 miliardë dollarë, që është 18.564 dollarë për frymë.

Sektorët më të fortë të ekonomisë së Serbisë janë energjia, industria e makinave, makineritë, minierat dhe bujqësia. Eksportet kryesore industriale janë automobilat, metalet bazë, mobiljet, ushqime të përpunuara, makineritë, kimikatet, sheqer, goma, rroba, farmaceutikë. Tregtia luan një rol të madh në prodhimin ekonomik serb. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Italia, Rusia, Kina dhe vendet fqinje të Ballkanit.

Beogradi është kryeqyteti dhe zemra ekonomike e Serbisë dhe vendbanimi i kompanive më të mëdha serbe dhe ndërkombëtare që veprojnë në vend, si dhe Banka Kombëtare e Serbisë dhe Bursa e Beogradit. Novi Sad është qyteti i dytë më i madh dhe qendra më e rëndësishme ekonomike pas Beogradit”. Nga Wikipedia

Image

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular