BallinaAktualitetGazetarja e Fox News: Pse nuk është në burg Edi Rama?...Ç’ndodhi me...

Gazetarja e Fox News: Pse nuk është në burg Edi Rama?…Ç’ndodhi me foton 80 mijë dollarëshe?!

spot_img
spot_img

Gazetarja e gjigandit amerikan, Fox News, Sara Carter i rikthehet edhe një herë çështjes së fotos Rama-Obama.

Përmes një postimi në Twitter ajo ngre edhe pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, ndërsa shton se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.

“Skandal. Demokratët duan që asnjë media të mos flasë mbi të.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën, përmes një qytetari amerikan i cili tashmë është në burg.

Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg”, shkruan Carter në postimin e saj.

Image

Pak javë më parë, William Argeros, një person i përfshirë në kontributin e paligjshëm në një komitet për mbledhje fondesh për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

Por ndërsa Argeros përlotej në sallën e gjyqit, avokati i tij pranoi se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Një fakt i tille është mohuar me pare nga Rama. Pikërisht ky zhvillim, vuri në lëvizje Partinë Demokratike që dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për kryeministrin Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular