BallinaAktualitetLleshaj flet për atentatin ndaj Ndojës: Nuk di çfarë të them

Lleshaj flet për atentatin ndaj Ndojës: Nuk di çfarë të them

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë pak detaje për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja duke u shprehur se “nuk dinte më shumë pasi çështja është nën hetim”.

“Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse Ndoja është goditur si prokuror apo si individ. Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, – tha Lleshaj në emisionin “Opinion”.

Redjan Rraja, është i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Pëllumb Muharremi. Prokuroria dhe policia vazhdojnë kërkimet për të ndaluar persona të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në atentat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular