Regjisorja Arzana Kraja është gjendur sot e vdekur në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjendur këtë mëngjes e pajetë pasi policia ka marrë një telefonatë për një trup të vdekur.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës”-thuhet në njoftimin e policisë, ndërkohë që shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur.
Kraja është një nga regjisoret më të njohura në Kosovë. Njëri nga filmat e saj të fundit ishte ‘Fusha e mëllenjave’, i prezantuar në festivalin ndërkombëtar të filmit “Berlinale”.