BallinaUncategorizedHistoria e pabesueshme/150 mijë njerëz firmosin peticionin për moskthimin e Sametit në...

Historia e pabesueshme/150 mijë njerëz firmosin peticionin për moskthimin e Sametit në Shqipëri

spot_img
spot_img

Mijëra njerëz janë duke mbështetur fushatën e një babai adoptues britanik për të shpëtuar një djalosh shqiptar 18 vjeçar që ka hyrë në mënyrë klandestine në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tabloidit britanik metro.co.uk, që publikoi rastin e Sametit muajin e shkuar, janë të paktën 150 mijë persona që kanë firmosur peticionin e John Stokes për të ndaluar largimin e djalit shqiptar nga Britania e Madhe.

Stokes tha se ka qenë i shokuar nga mbështetja e madhe për Sametin, i cili u gjet i braktisur tre vite më parë pas një kamioni në Bristol.

‘Është shumë larg asaj që mund të imagjinonim,’- tha Stokes.

Ai më pas i tha Metro.co.uk ‘që kjo që po ndodh duket si një revoltë e njerëzve. Njerëzit janë sinqerisht të shokuar nga fakti që Ministria e Brendshme ka nisur këtë proces të përzënies së djaloshit që nuk ka mbushur ende 18 vjeç.

Në katër javët e fundit kam marrë shumë mesazhe mbështetëse aq sa nuk kam marrë në gjithë jetën time.’

‘Mbi të gjitha ishte tronditëse. Samet është diagnostifikuar me shqetësime post-traumatike të stresit, kështu që refuzon të flasë për jetën e tij në Shqipëri.’

Kur ishte 11 vjeç u detyrua të lypte lëmoshë në rrugë. Kur ishte 15 vjeç babai i tij e tërhoqi në Bruksel, një qendër e njohur për trafikun e qenieve njerëzore në zemër të Europës.

Ai arriti ti shpëtojë nga duart babait të tij në Belgjikë rrugës për në Calais ku trafikantët do ta trafikonin në Angli. Shërbimet sociale e kanë ftuar Sametin të jetojë me z. Stokes. Një kujdestar i besueshëm lokal që ka edukuar në 30 vite rreth 80 fëmijë në vështirësi dhe vulnerabël. Stokes është kthyer për këta fëmijë në një familje.

Samet ka transfomuar jetën e tij si asnjë anglez tjetër që kur mbërriti në Bristol në moshën 15 vjeç, dhe tani po realizon ëndrrën e tij për tu kthyer në një marangoz.

Por megjithatë Ministra e Brendshme i ka dërguar për dreq endrrat e Sametit pak para se ai të mbushë 18 vjeç në shtator. Duke i thënë që apeli i tij për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar është refuzuar.

Muajin e shkuar Samet tha se ndihej i fruikësuar nga idea për tu kthyer në një vend ku vetëm ka përjetuar trauma.

Ai i tha Metro.co.uk: ‘U ndjeva i stresuar kur mora letrën. Ndihem i frikësuar që nga ajo kohë. Nuk dua të kthehem në Shqipëri. Shpresoj që Ministria e Brendshme të ndryshojë ide. Jeta këtu është e mirë më John. ‘

Stokës ka konfimuar që qeveria mori dikë për të shpëtuar për ta hedhur më pas në det.

Kujdestari 66 vjeçar tha se qeveria po shtyn vendimet për dhënien e azileve për minorenët migrantë të pashoqëruar deri në mbushjen e moshës 18 vjeç.

Ai tha: ‘Sepse pasi të jenë 18 vjeç, ata teknikisht nuk janë më fëmijë dhe është më e lehtë për ti përzënë nga vendi.’

Stokes është një nga prindërit e parë adoptiv meshkuj beqar në Britaninë e Madhe, por lufta për ta mbajtur Sametin i ka ngritur dyshime mbi të gjithë sistemin.

Ai tha: ‘Pas 30 viteve më duhet ta vendos në pikëpyetje nëse më duhet ta promovoj këtë nismë, sepse nuk di më kë të mbështes’

‘Unë kam një djalë tjetër shqiptar që është 20 vjeç dhe është akoma me mua. Ai ka qenë me mua për katër vjet. Të dy janë bërë pjesë e familjes. Mund të mos jetë familja më standarde, por të dy djemtë ishin fëmijët më të shpërblyer për të punuar për shkak të entuziazmit dhe pasionit të tyre për të pasur sukses.’

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i tha Metro.co. uk: “Do të ishte e papërshtatshme të komentosh ndërsa proceset ligjore janë në proces”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular