Arta Vorpsi sfidon Presidentin, pas votimit në Parlament, bën betimin si anëtare e Kushtetueses te noteri

2
203

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka futur sërish në përplasje institucionet e shtetit. Mësohet se Arta Vorpsi  ka bërë betimin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, jo tek Presidenti i Republikës, por tek noterja.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja. Pas kalimit në Kuvend, Arta Vorspi ka zgjedhur të “driblojë” Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili shfaqi rezerva të forta për hapat që ka ndjekur KED-ja në lidhje me këtë kandidate.

foto galeri

foto galeri

 

Për këtë veprim të ri, Arta Vorpsi, ka vënë menjëherë në dijeni Presidentin e Republikës, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si dhe Gjykatën Kushtetuese. Mësohet gjithashtu edhe fjalët që Arta Vorspi ka artikuluar para noteres, ku ndër të tjera ka deklaruar: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2019/11/14/arta-vorpsi-sfidon-presidentin-pas-votimit-ne-parlament-ben-betimin-si-anetare-e-kushtetueses-te-noteri/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 54742 additional Info to that Topic: startnews.news/2019/11/14/arta-vorpsi-sfidon-presidentin-pas-votimit-ne-parlament-ben-betimin-si-anetare-e-kushtetueses-te-noteri/ […]

Comments are closed.