Një vit pas protestave masive para Ministrisë së Arsimit, studentët rikthehen sërish kundër qeverisë, e cila edhe pas të ashtuquajturit “Pakt për Universitetin”, nuk i k plotësuar ende kërkesat e tyre.
“Më 4 dhjetor, në 1-vjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish në protestë”, thuhet në njoftimin e “Lëvizjes për Universitetin”.
Studentët do të protestojnë sërish kundër Ligjit të Arsimit të Lartë; Financimit të universiteteve private; abuzimit me të drejtat e studentëve etj.
Disa prej kërkesave të studentëve janë: arsim cilësor, dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë; përgjysmimin e të gjitha tarifave; votë të barabartë studentë-pedagogë; kushte dinjitoze studimi dhe jetese dhe perspektivë punësimi profesional.