I pyetur në emisionin Opinion se kur do të dekretonte një datë të re zgjedhjesh për Shkodrën dhe Vorën, Presidenti Meta zgjodhi të përgjigjej me një batutë, duke thënë se duhet të shkojnë te berberi, pasi shkuan te noteri.
“Ata tani shkojnë tek noteri, të shkojnë tek berberi. Presidenti vepron vetëm në përputhje me Kushtetutën”, tha Presidenti Meta.
Meta tha se qeveria kërkon me ngulm të ketë Presidencën sepse i duhen disa firma.
“Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikoje parlamentin si e ke sot, shikoje pushtetin lokal si e ke sot. Shikoje prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime por e duan që dikush aty të hedh ca firma. Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED. Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”, tha kreu i shtetit