BallinaEkonomiKoncesionet përpijnë buxhetin për rrugët, rrezikohen financimet për projektet e nisura

Koncesionet përpijnë buxhetin për rrugët, rrezikohen financimet për projektet e nisura

spot_img
spot_img

Qeveria e Shqipërisë në projektbuxhetin e vitit 2020 ka parashikuar të investojnë në infrastrukturën rrugore 4,7 miliardë lekë, niveli më i ulët i dekadës për shkak se pjesa dërmuese e fondeve do të shkojnë për financimin e kontratave koncensionare si Rruga e Arbrit, Orikum -Dukat dhe incineratorët, ndërsa rrezikojnë të mbeten pa financime të mjaftueshme frontet e hapura të punëve në rrugën Kardhiq -Delvinë, Unazën e Re, BY PASS -in e Tepelenës dhe atë të Shkodrës ( shihe tabelën bashkëngjitur).

Fondet janë devijuar për financimin e kontratave koncesionare, të cilat vitin që vjen parashikohet të arrijnë në 5.1 miliardë lekë ose 50 për qind më të larta se pritshmëria e këtij viti. Buxheti i rrugëve për koncesionet në vitin 2020 ne gati në 77 për qind të tij do të shkojë për financimin e rrugës së Arbrit.

Duke marrë në konsiderate edhe fondin e koncesioneve gjithsej investimet në infrastrukturën rrugore për vitin 2020 nga fondet e brendshme arrijnë në 9.8 miliardë lekë. Në vitin 2018 u investuan rreth 15 miliardë leke fonde buxhetore nga burimet të brendshme.

Duke analizuar burimet totale buxhetore të cilat vijnë me ulje në tersi vihet në dyshim realizimi i objektivit të qeverisë për përfundimin në kohë të projekteve dhe gjithashtu krijohen premisa për detyrime të prapambetura.

Sipas Ministrisë së Financave aktualisht janë rreth 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro detyrime të prapambetura për infrastrukturën rrugore, të cilat rrezikojnë të rriten me planifikimet jo realiste të vitit 2020.

Gjatë vitit që vjen në buxhet janë planifikuar vetëm 570 milionë lekë financime në të gjitha lotët e Unazës së re, as 20 për qind të vlerës së saj ndërkohë që qeveria ka ende borxhe të pashlyera për punimet që janë realizuar tashmë tek mbikalimi.

Ndërkohë që fondet janë devijuar për financimin e kontratave koncensionare edhe parashikimet për to duket se janë difektoze, pasi qeveria pret të kryhen të gjitha punimet deri në vitin 2021 në aksin Milot -Balldren, ndërkohë që është parashikuar zero financim vitin që vjen. Koncesionet në rrugë pritet të krijojnë një kolaps në buxhet për shkak se nevojat për financimin e tyre por rriten nga viti, ndërsa burimet buxhetore për financimin e tyre janë të pamjaftueshme.

 

 

Emërtimi i Projektit Statusi projektit Viti përfundimit te financimit  Vlera Totale e projektit  Buxheti 2019 – PLAN  Parashikimi për v.2020
(vazhdim/I ri)
TOTAL BUXHETI i KONTRATAVE KONCESIONARE             91,645,842          3,386,500          5,138,147
Kontrata e Koncesionit /PPP per permiresimin, ndertimin, operimin dhe mirembajtjen e rruges se Arbrit vazhdim 2031          40,320,000            2,520,000             3,780,000
Supervizion i kontrates koncesionare per permiresimin, ndertimin, operimin, dhe mirembajtjen Rruges se Arbrit vazhdim 2022               535,153               181,500               145,000
Subvencioni i kontrates koncesionare per ndertimin, permiresimin, shfrtytezimin, mirembajtjen dhe rehabitimin e autostrades Milot – Morine vazhdim 2032             7,564,375               320,000               660,000
Supervizioni i kontrates koncesionare per ndertimin, operimin, mirembajtjen e rruges Milot – Morine vazhdim 2032               290,412                 60,000                 60,000
Defekte te fshehura” kontrates koncensionare për ndertimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin e autostradës Milot- Morinë vazhdim 2019               555,000               305,000
Kontrata Koncesionare/PPP, per projektimin, ndertimin, dhe mirembajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldre vazhdim 2032          31,665,160                       –
Sherbime konsulence te pavarura per zbatimin e kontrates koncesionare/PPP, per projektimin, ndertimin dhe operimin e rruges Milot – Balldre vazhdim 2024               500,000               100,000
Kontrata e Koncesionit /PPP per projektimin, ndertimin dhe mirembajtjen e rruges Porti i Jahteve – By Pass Orikum -Dukat ( Ura e Shen Elizes ) vazhdim 2032             9,982,742               313,147
Sherbime konsulence te pavarura per zbatimin e kontrates koncesionare/PPP, per projektimin, ndertimin dhe mirembajtjen e rruges Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat ( Ura e Shen Elizes) vazhdim 2023               233,000                 80,000
NDËRTIM DHE SISTEMIM RRUGËSH                      51,424,153          6,501,805          4,737,965
KARDHIQ –  DELVINE vazhdim 2022          12,028,456            2,047,407             1,374,000
FUSHË KRUJË-MILOT-MORINË vazhdim 2022             4,034,009               733,043               442,185
QAFË THANË-LIN-POGRADEC vazhdim 2020            2,479,588               177,788                 65,723
UNAZA E RE E TIRANËS vazhdim 2022             6,989,000               930,835               358,575
REHABILITIMI i SEGMENTIT RRUGORE MBIKALIMI PALLATI ME SHIGJETA RRETHRROTULLIMI SHQIPONJA vazhdim 2022             5,982,714               863,676               757,234
RIKUALIFIKIMI i AKSEVE RRUGORE UNAZA LINDORE LOTI 2 DHE LOTI 3 vazhdim 2022             4,681,446               889,475               570,000
ELBASAN-BANJË vazhdim 2020             1,348,007                 87,876               121,212
BYPASS SHKODËR vazhdim 2021             2,174,406                 30,000               204,362
SKRAPAR – PËRMET LOTI 1 vazhdim 2020             1,461,251                  5,999               199,674
BY PASS -i TEPELENË vazhdim 2022             2,867,624               544,849               305,000
EMERGJENCAT vazhdim 2020               721,679               185,629               340,000
OBJEKTE TE TJERA I ri 2023            6,655,973                  5,227
STUDIME PROJEKTIME (VAZHDIM ARRSH)               445,662               131,778                 77,200
SIGURI RRUGORE 2020             1,241,244               402,633              303,610
SUPERVIZION PUNIMESH Ne vazhdim 2022               261,796                 50,800                 50,000
VENDIME GJYQËSORE NË PROÇES Ne vazhdim 2022               937,144               337,144               200,000
Shpronësime Ne vazhdim 2022             2,030,539            1,030,000               300,000
Garanci Objektesh të tjera Ne vazhdim 2022                   2,000                     500                     500
Sisteme menaxhimi dhe pajisje kopmjuterike per ARRSH Ne vazhdim 2020                 86,036                 24,576
Rikonstruksion i godines se ARRSH-se dhe Drejtorite Rajonale dhe pajisje zyre dhe kondicionere Ne vazhdim 2020                 60,403                 43,017                 59,386
FOND EMERGJENCE Ne vazhdim 2020               695,019               207,348                 50,000
KOSTO LOKALE Ne vazhdim 2022               825,000               600,000
TVSH e TAKSE DOGANORE Ne vazhdim 2022            1,805,000             1,434,992
TVSH per projektet iPA (INSTITUTI i TRANSPORTIT) Ne vazhdim 2022                 16,500                  9,000                   4,000

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular