Dje është zhvilluar mbrëmja gala e bamirësisë në Londër, pjesë e të cilës kanë qenë emrat më të njohur të artit si dhe familja mbretërore. Në këtë event ka qenë e pranishme dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.
28-vjecarja me anë të një postimi në “Instagram”, ka shprehur mirënjohjen për ftesën që iu bë, dhe se sa emocionues ka qenë për të takimi me Princ William.
“Faleminderit që më ftuat @centrepointuk. Puna juaj ndihmon të rinjtë e pastrehë. Ndihem e nderuar, që pata mundësinë të takoj, Lartëmadhërinë e tij, Princ Ëilliam e të dëgjoja fjalimin e tij rreth shëndetit mendor”, ka shkruar ajo bashkangjitur me foton e publikuar.
Përveç Rita Orës, ishin të ftuar edhe shumë emra të tjerë të njohur si Ellen DeGeneres, Ellie Goulding, Lady Kittu Spencer, nëna e këngëtares Vera Ora etj.