Ditën e djeshme, në “Ftesë në 5”, në Top-Channel, u trajtua historia e Sarës, 13 vjeçarja me autizëm, që ka pasion pikturën e tashmë do i gëzohet ekspozitës së saj të parë.
Sara ishte e ftuar në studio së bashku me të ëmën, e cila tregoi të gjithë historinë e së bijës, nga momenti kur kuptoi se Sara, asokohe 2 vjeçare, ishte me autizëm e deri më sot.
Vështirësitë në komunikim nuk e kanë penguar vogëlushen që të shprehë gjithë botën, mendimet dhe dëshirat e saj përmes pikturës, pasionit të saj më të madh
Me iniciativën e së ëmës dhe mbështetjen e piktores Anila Hetoja, Sara dhe fëmijë të tjerë me spekëtr autik, do të kenë mundësi t’i tregojnë të gjitha realizimet e tyre përmes një ekspozite që mbahet këtë fundjavë.
Rasti në fjalë është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga Shoqata “Fëmijët Shqiptarë”, mision i të cilit është ndihma ndaj fëmijëve në nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike si dhe të mbështesë institucionet të cilat asistojnë në ndihmë të tyre.