BallinaAktualitet“Situata dramatike”/Pas ftesës së Metës, zbulohet lëvizja e kreut të PD. Në...

“Situata dramatike”/Pas ftesës së Metës, zbulohet lëvizja e kreut të PD. Në selinë blu do të…

spot_img
spot_img

Partitë opozitare që janë jashtë parlamentit pasi dogjën mandatet disa muaj më parë, kanë konfirmuar takimin me kreun e shtetit Ilir Meta, që do të mbahet ditën e martë në orën 09:00 të mëngjesit në Presidencë.

Takimi vjen pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta u bëri ftesë publike dhe kërkoi të takohet ” të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Presidenca.

 

Ndërkohë që sot pasdite, në orën 17:00, kreu i opozitës, Lulzim Basha mbledh në takim të gjithë aleatët e partive të vogla opozitare në selinë blu për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi.

Në takim me kryedemokratin Lulzim Basha do të jetë sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dash Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular