BallinaAktualitetZbardhet takimi/Çfarë kërkuan krerët e opozitës dhe garancia e presidentit Meta

Zbardhet takimi/Çfarë kërkuan krerët e opozitës dhe garancia e presidentit Meta

spot_img
spot_img

Detaje të reja nga takimi 90-minutësh i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, me krerët e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, kryesuar nga Lulzim Basha.

Opozita e bashkuar i ka kërkuar Kreut të Shtetit zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu, në takim opozita është zotuar për angazhim në Reformën Zgjedhore, teksa është shprehur se brenda javës do të publikojë një draft për këtë reformë.

Zbardhet takimi i Presidentit Ilir Meta me Lulzim Bashën dhe krerët e opozitës së bashkuar. Në një deklaratë për media, Presidenca thekson se në një ndër temat “e nxehta” të diskutuara në takim ka qenë përplasja institucionale për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Duke e cilësuar një skandal mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses, Presidenti Meta ka paralajmëruar në takim se “do të ndërmarr çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues”, ndërsa ka përshëndetur qëndrimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu, diskutimi mes Metës dhe opozitës ka prekur dhe çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa Kreu i Shtetit ka theksuar se duhen përmbushur urgjentisht kushtet e Bundestagut, si e vetmja rrugë e sigurt për të bërë realitet “ëndrrën” evropiane të shqiptarëve.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.
Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.

Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular