Pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, pritet që në selinë e PD-së të shkojë pas pak minutash për një takim edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Lajmi konfirmohet ndersa nuk jepen detaje konkrete se çfarë do të diskutojnë mes tyre.
Pritet që theksi i bisedës të vihet tek klima politike, e cila në fakt duket se po agravohet më tej, sidomos për procesin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ku palët akuzojnë njëra tjetrën për kapjen e këtij institucioni.