Juristi, Jordan Daci i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se qeveria ka të paktën 15 çështje të hapura në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, nëse do ta kishim pasur me kohë Kushtetuesen kësaj shumice do i ishin thyer hundët trefish më shumë se të gjithë mazhorancat e deritanishme.
Jordan Daci: Për betimin (anëtarja e GjK) ka menduar se nuk duhet të betohet te Presidenti, por tek Gjykata Kushtetuese, por si duket në vend të shkojë te Gjykata ka përfunduar te noteri. Kjo tregon një plan të para menduar të mazhorancës për të bërë të mundur që nga tre emërtesa që ka presidenti t’i marri të paktën një ose sa më shumë të munden.
Kjo lidhet me të gjithë aksionin e mazhorancës për të sulmuar presidentin, për ta shkarkuar. Kjo mazhorancë ka të paktën 15 çështje të hapura në Kushtetuese, të cilat zhbëjnë gjithçka çfarë ka ndodhur në këto 4 vitet e fundit. Dhe nëse do kishim pasur gjykatë Kushtetuese jam i bindur që kësaj shumice do i ishin thyer hundët trefish më shumë se të gjithë mazhorancat e deritanishme.