Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë.

Sipas gjykatës në Audin që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi i cili u gjet fajtor dhe u denua për kundershtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sipas gjykatës nuk ka prova që Suel Cela ka qene ne makinen Audi kur u përplas me makinën e policise, madje edhe punonjësit e policisë qe kanë dëshmuar para gjykatës kanë thënë se në Audi ishte vetem një person, e ndërsa një prej policëve përjashtoi mundësinë që të ishte Suel Cela.

Prania e Enea Bekteshit në makinë, provohet nga shenjat e gishtave, nga një përgjim ambiental dhe vete Bekteshi e ka pranuar një gjë të tillë.

1548268291_cela