Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të propozojë vendosjen e një takse për të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Tiranë për të marrë shërbime të ndryshme.
Këtë e deklaroi Veliaj në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ndërsa kërkoi që qeveria të miratojë një ligj të veçantë për Tiranën si kryeqytet.
Duket se gjatë vitit të ardhshëm nuk do të jenë vetëm banorët e Tiranës që do të ngarkohen nga taksat e reja, por edhe të gjithë ata që do të vijnë qoftë një ditë në Tiranë.
Veliaj ka deklaruar se do të propozojë një ligj të posaçëm për Tiranën.
‘Të gjithë vijnë në Tiranë, duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e institucioneve ka një kosto dhe nuk llogaritet dot për banorë, por për përdorues’, tha Erion Veliaj, duke paralajmëruar vendosjen e taksave për qytetarët që futen në Tiranë, të cilët nuk janë banorë të regjistruar në kryeqytet.