BallinaKryesoreBasha takon liderët europianë: Më konfirmuan se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen...

Basha takon liderët europianë: Më konfirmuan se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e tyre të pakursyer

spot_img
spot_img

Nga Lulzim Basha

Jam i lumtur të ndaj me ju se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të drejtuesve kryesorë të BE-së dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Kjo më është komunikuar në të gjitha takimet që zhvillova gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane, duke nisur nga Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula Von De Leyen, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar, si dhe nga drejtuesit e politikës së jashtme ne Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Kjo përkrahje është konfirmuar edhe përmes një rezolute të veçantë të miratuar në PPE ku krahas mbështetjes për hapjen sa me parë të negociatave, përcaktohen qartë dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, duke nisur nga zgjidhja e krizës politike.

Partia Popullore Europiane nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut dhe miratimin konsensual nga partitë politike, të një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

PPE thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit.

PPE shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë dhe pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

PPE shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

PPE demonstron mbështetjen e qartë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bën thirrje për zgjidhjen e krizës së rëndë politike e cila sa vjen e po thellohet me shumë.

Plotësimi i kushteve, jo në letër por në realitet, janë e vetmja rrugë që do të afrojë Shqipërinë me BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja zgjidhje, për krizën që ka mbërthyer vendin

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular