Shtëpia e modës së markës së njohur “Victoria’s Secret” ka anuluar zyrtarisht fashion shoW-n e jashtëzakonshëm që zhvillohet prej 23 vitesh.
Engjëjt më të famshëm të “Victoria’s” ngjiteshin në skenë për të prezantuar koleksionet e reja të veshjeve intime dhe lingerive, ndërsa me kalimin e viteve shfaqja kishte marrë përmasat e një shoë të madh me shumë të ftuar VIP, muzikë, surpriza, etj.
Ka qenë Stuart B. Burgdoerfer, shefi i financave të këtij brandi që konfirmoi gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme faktin se nuk do të ketë më një sfilatë të “Victoria’s Secrets”. “Ne mendojmë se është e rëndësishme të evoluojmë marketingun e Victoria’s Secret. Ne e kuptojmë dhe vlerësojmë që komunikimi i markës, ofertave, përmbajtja emocionale e Victoria Secret është padyshim një gjë e rëndësishme”, u shpreh ai.
“Shfaqja ishte një pjesë shumë e rëndësishme e ndërtimit të markës së këtij biznesi dhe ishte një aspekt me vlerë i markës dhe një arritje e shquar e marketingut. Ne po kuptojmë se si të avancojmë pozicionimin e markës dhe ta komunikojmë më mirë atë tek klientët dhe kjo është ndër gjërat në të cilat po përqendrohet drejtori kryesor ekzekutiv i Victoria’s Secret, John Mehas”, vijoi më tej ai.
Vitin e kaluar, pas komenteve të diskutueshme, shfaqja vjetore e Victoria’s Secret u shikua nga vetëm 3.27 milionë njerëz, vlerësimi më i ulët ndonjëherë në historinë 23 vjeçare të realizimit të këtij shoë. Ajo mori dhe shumë kritika u quajt seksiste, e vjetëruar dhe se i mungonte diversiteti.