Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko ka reaguar pas aludimeve për ekzistencën e një videoje intime mes saj dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Në një postim në Twitter ajo i quajiti këto si “lajme të neveritshme”.
“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!” – shkroi Kuko.
Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!