BallinaKronike"Në 2013 i është vrarë dhe babai"/Plagoset i riu në Mirditë, identifikohen...

“Në 2013 i është vrarë dhe babai”/Plagoset i riu në Mirditë, identifikohen autorët

spot_img
spot_img

Policia bëri të ditur se ka identifikuar autorët e plagosjes së Frederik Lekës mbrëmjen e shkuar në Rubik të Mirditës. Në kërkim janë shpallur katër persona. Leka mësohet se është me precedentë të mëparshëm penalë. “Panorama” mëson se Leka është dënuar në Greqi me 4 vite burg për lëndë narkotike.

Ndërsa në vitin 2013 i është vrarë dhe babai Mark Leka me çifte prane banesës, por kjo ngjarje ende nuk është zbardhur.

NJOFTIMI ZYRTAR

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit F. L., ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta,në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit A.N.,A.N., V.P. dhe A.P.,banues në Lezhë dhe Mirditë, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur me armë zjarri shtetasin F. L.

Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular