BallinaAktualitet(Video)/Vrasja politike që tronditi Kosovën, dalin për herë të parë pamjet e...

(Video)/Vrasja politike që tronditi Kosovën, dalin për herë të parë pamjet e dhimbshme

spot_img
spot_img

Sot janë bërë 19 vite që nga vdekja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa. Por, edhe pas kaq vitesh institucionet e vendit nuk kanë arritur ta zbardhin këtë vrasje.

LDK sot ka bërë homazh dhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka mbajtur fjalim para të pranishmëve, ku tha se i rëndë është fakti që nuk u zbardh ende rasti Mustafës.

“Vrasja tinëzare e Xhemail Mustafës ishte humbje e madhe për Kosovën. I rëndë është fakti që edhe pas 19 viteve institucionet nuk e zbardhën këtë rast” , u shpreh ndër të tjerash Haziri.

Ndërasa, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa momente të dhimbshme, nga varrimi i Xhemail Mustafës, shkruan ‘bota sot’. Por edhe me të dhimbshme këto pamje i bënë djali i Xhemajl Mustafës, Besiani, i cili shihet duke e e varrosur babin e tij.

Besian Mustafa ishte Kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve KIESA. Mustafa është i shkolluar në SHBA. Ka diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York. Mustafa tani mbanë pozitën e zëdhënësit të LDK-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular