BallinaUncategorizedVuçiç për "Figaro": Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin

Vuçiç për “Figaro”: Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin

spot_img
spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka deklaruar në një intervistë për gazetën franceze “Figaro” se shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin!

Vuçiç tha se që nga lufta e vitit 1999 me Serbinë, shqiptarët kanë përdorur imazhin e tyre të mirë, të krijuar nga propaganda e NATO-s, për të arritur qëllimet e tyre.

“Ata kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, dhe Kurti ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës duke sulmuar Edi Ramën pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan, politikë e mbështetur nga Kryeministri shqiptar ” tha presidenti serb.

Për Shqipërinë e Madhe, Vuçiç tha:

“Ata thjesht e dëshirojnë. Ndonjëherë ata do të thoshin se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga ajo ide. Shikoni Albin Kurtin që fitoi zgjedhjet. Pas tij nuk ka asnjë flamur të Kosovës por vetëm të Shqipërisë. Të gjithë ambasadorët ulën në atë ambient me të dhe nuk shqetësohen aspak,” tha Vuçiç.

Duke folur për mini-shengenin ballkanik, Vuçiç shprehet shumë i lumtur që merr pjesë.

“Unë i jam mirënjohës kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që iniciuan bashkë me mua projektin e Mini Schengen-it, i cili ka si synim lëvizjen e lirë mes vendeve të Ballkanit” tha Vuçiç.

I pyetur për takimin e fundit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i organizuar nga kreu i shtetit të Francës Emanuel Macron, Vuçiç tha se nuk ishte person tejet optimist.

“Ne vazhdimisht po përpiqeshim të gjenim një zgjidhje kompromisi, por pala e Prishtinës nuk shqetësohej aspak, sepse vetëm dëshiron të apelojë opinionin e saj publik. Ata duan që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe si kthim Serbia nuk do merrte asgjë,” tha Vuçiç.

I pyetur se nëse i qëndron ende idesë së shkëmbimit të territoreve, Vuçiç u përgjigj “Jo”. Ndërsa kur u pyet se çfarë do të dëshironte të fitonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai tha se nuk është ngritur asnjë pyetje e tillë për momentin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular