Dashi
Sasia e romancës që keni në jetën tuaj është në propocion të drejtë me sasinë e romancës që ju i dhuroni njerëzve të tjetë. Pra, nëse doni më shumë trëndafila, verë dhe poezi, duhet të jepni më shumë trëndafila, verë dhe poezi! Nëse jeni në një lidhje, trajtojeni partnerin ashtu si dëshironi të trajtoheni. Nëse nuk jeni në një lidhje, është koha t’i kujtoni vetes sesa të çmuar jeni!
Demi
Ju do jeni një person mjaft i kërkuar sot dhe njerëzit do përpiqen t’ju tërheqin pas vetes duke ju kërkuar ndihmën tuaj. Bëni një program dhe organizoni takimet tuaja. Mos i tregoni të gjithëve për njërëzit që po ndihmoni. Mbani disa sekrete sepse veprimet e tua mund të keqkuptohen nga njerëzit xhelozë që ke përreth. Ata nuk do e kuptojnë që vëmendja juaj nuk mund të jetë gjithmonë rreth tyre.
Binjakët
Ju nuk keni pse të merreni me të gjithë njerëzit që njihni. Edhe pse dikush ka diçka për të thënë, asgjë nuk ju garanton se ia vlen të dëgjohet. Shumë njerëz po përpiqen të të ndryshojnë mendimet, por jo gjithmonë ata e dinë se çfarë po flasin. Tashmë keni të gjitha informacionet që ju nevojiten, kështu që vazhdoni të lëvizni në drejtimin që keni zgjedhur.
Gaforrja
Nëse dikush kohët e fundit ka filluar t’ju japë dhurata ekstravagante ose t’ju trajtojë shumë mirë, jini të vetëdijshëm që kjo sjellje mund të jetë për pastrimin e ndonjë ndërgjegjie fajtore. Është koha që të ndaleni së qeni i paditur dhe të filloni ta pyesni këtë person se çfarë fshihet pas gjithë kësaj bujarie. Arritja drejt së vërtetës është një udhëtim që fillon me vetëbesim dhe sot nuk ju mungon aspak. Mos u shqetësoni, të kërkoni llogari nuk do të thotë që nuk do marrësh më dhurata.
Luani
Në një situatë stresuese sot, do t’ju duhet të qëndroni të qetë dhe të kontrolluar, sepse askush tjetër nuk do të jetë në gjendje. Mund të mos ju pëlqejë të merrni një rol udhëheqës, por është në interesin tuaj që t’i bëni gjërat të ecin para. Njerëzit e tjerë janë shumë të etur për të udhëhequr dhe luftuar pisët, dhe kur kjo të ndodhë, çdo arritje që është bërë do të zhduket me shpejtësi. Ju keni fuqinë ta bëni atë të mos ndodhë.
Virgjëresha
Jini të gatshëm që rutina juaj e rregullt të pësojë ndryshime. Nëse mund të qëndroni fleksibël, do të argëtoheni dhe do të fitoni gjithashtu një vlerësim të ri për disa gjëra që ju janë dukur të mërzitshme, si për shembull kalendarët, orët dhe oraret! Papritur, planifikimi i gjërave paraprakisht duket si një ide shumë e mençur – jo detyrë e mërzitshme ose e lodhshme që gjithmonë mendonit se ishte. Një plan i fortë mund të ndihmojë në parandalimin e surprizave të pakëndshme, kështu që nëse keni një natë të veçantë në mendje, bëni rezervimet sot.
Peshorja
Ju mund të bëni që gjëra të mahnitshme të ndodhin në një situatë brenda një grupi shoqëror. Mos prisni që njerëzit t’ju pyesin se cili është mendimi juaj sepse ka mundësi që të prësni përgjithmonë dhe nuk do shprehni kurrë atë që doni. Duhet të jeni aktivë që njerëzit e tjerë të kenë mundësinë t’ju dëgjojnë. Gjëja e vetmë që duhet të dini është se para se të flisni duhet të keni një plan në kokën tuaj dhe idetë e qarta. Përndryshe ju do ndiheni si injorantë para të tjerëve.
Akrepi
Njerëzit më autoritarë se ju që mendojnë se dinë gjithçka, sot nuk kanë asnjë përgjigje dhe ju e vini re shumë qartë këtë gje. Përpiquni t’i bindni ata se të dëgjosh të tjerët është një rrugë e suksesshme dhe se kjo mund të zgjidhe problemet. Nëse ende nuk binden atëhere lërini ata të zbulojnë vetë gabimet dhe t’ja dalin të dalin nga vështirësitë. Ata do ju dëgjojnë herën tjetër.
Shigjetari
Gënjeshtrat e bardha mund të jenë shumë të dobishme, prandaj përdorni ato kur mendoni se një e vërtetë e hidhur mund të shqetësojë dikë.Është e rëndësishme të jesh i butë me njerëzit e tjerë sot. Jepini atyre komplimente, qeshni me shaka e tyre, etj. Edhe nëse duhet ta detyrosh veten, nuk do të të dëmtojë.
Bricjapi
Mbani mend! Ndërsa shumë njerëz po ju mbushin me gëzim tani, ekziston një person që ndihet shumë i mërzitur pas kësaj mbështetje dhe lavdërimi. Ajo ose ai mund të mos jua shprehë këtë mërzitje, por ju mund ta kuptoni shumë mirë se kush është. Mos e merni shumë personalisht këtë çështje dhe mos lejoni që kjo gjë t’ju pengojë në karrierën tuaj. Ky nuk është problemi jot, krijoni distancë me këtë person që të sqarojë me veten e vet këto ndjenja xhelozie.
Ujori
Në një negociatë sot, mund t’ju kërkohet të komprometoni vlerat tuaja morale. Nëse ndiheni të shtyrë të zgjidhni diçka për të cilën mendoni se është e gabuar, gjeni një mënyrë për ta shmangur këtë. Nuk do të jetë e dobishme për ju që të përkuleni ndaj vullnetit të dikujt tjetër nëse ai ose ajo po ju detyron të bëni diçka në të cilën nuk besoni. Sidoqoftë, ta refuzoni atë plotësisht ose mund të jetë e keqe për karrierën tuaj ose për jetën tuaj shoqërore. Prisni për ndonjë avantazh në vazhdim, mos veproni direkt.
Peshqit
Nëse keni vendosur të bëheni serioz dhe të mendoni për një jetë më të shëndetshme, urime! Sado i emocionuar të jeni për këtë ndryshim fuqizues, përpiqunu të mos i projektoni qëllimet tuaja tek njerëzit e tjerë. Mjaftohuni me vetën tuaj dhe lërini njerëzit të bëjnë zgjedhjet e tyre siç ata dëshirojnë edhe nëse nuk jeni dakort me ta.