Policia rrugore e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet në kryeqytet. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale policia bën me dije se kontrollet me radar janë kryer në Sauk-Teg-Kashar.
‘Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.
Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta per shpejtesi nga 135 km/h deri ne 173 km/h.
Ndërkohë 5 prej drejtuesve te automjeteve te konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l
Nje kombinim sa i frikshem aq dhe i rrezikshem per sigurine rrugore dhe ate publike, nje automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, eshte nje rrezik potencial per vete drejtuesin e mjetit dhe kedo qe perdor rrugen’, njofton policia.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë u plagosën në rrugën Tiranë-Elbasan, në këtë aks te rreth-rrotullimi i TEG-ut. Kristjan Vasili po bënte gara së bashku me disa miq të tij, në momentin kur u përplas me një makinë të parkuar në anë të rrugës.