BallinaAktualitet"Jam Frani nga Lezha, e dua shumë", gruaja shokohet nga i ftuari...

“Jam Frani nga Lezha, e dua shumë”, gruaja shokohet nga i ftuari në studio

spot_img
spot_img

Kudreti është martuar përpara 30 vitesh me bashkëshorten e tij. Në rubrikë e ‘Ka një mesazh për ty’ në ‘E Diela Shqiptare’ në Tv Klan, ai ka treguar sesi janë njohur qëkur ishin shumë të rinj, kur Kudreti ishte ushtar dhe Silvana dilte për të kullotur qengjin e saj.

Ata sot kanë tre fëmijë dhe një martesë të lumtur, por për shkak të natyrës së drejtpërdrejtë të Kudretit, shakave të tij, Silvana bëhet xheloze. Kudreti ka treguar dhe një tatuazh me fytyrën e Silvanës në sup, veprim ky që jo shumë njerëz e bëjnë.

Nëpërmjet një loje paksa të ‘sikletshme’, Kudreti i ka treguar edhe njëherë se dashuria mes tij dhe bashkëshortes është njëlloj si ditën e parë. Ai është transformuar me zë dhe figurë në studion e ‘Ka një mesazh për ty’ në televizionin Klan duke u paraqitur si Frani nga Lezha, një fans i Silvanës që gjoja e kishte ‘studiuar’ prej vitesh.

Kudret: Kam ardhur këtu për të ndarë, për të treguar një histori të jetës sime, si jam njohur… t’i bëj një surprizë bashkëshortes sime. Unë kam qenë ushtar në ‘88 në Sarandë. Bashkëshortja ime që quhet Silvana kishte një qengj, nuk e di si i thonë këta?

Ardit Gjebrea: Qengj i themi edhe ne.

Kudret: Edhe dilte e kulloste, ishte në shkollë, dilte e kulloste. Reparti ushtarak ishte diku aty afër. I dal para, si e thua ti atë, dashuri me shikim të parë?

Ardit Gjebrea: Se them unë e thotë gjithë bota.

Kudret: Nejse! Pas një jave më pranon.

Ardit Gjebrea: Sa vjet ishte Silvana?

Kudret: Ishte diku 17 vjeçe..

Ardit Gjebrea: E vogël fare..

Kudret: E vogël..

Ardit Gjebrea: Po ti sa vjeç?

Kudret: Unë isha 23.

Ardit Gjebrea: Fiks diferenca e duhur..

Kudret: Pas një jave më thotë drejtohu në shtëpi..

Ardit Gjebrea: Çfarë i thoje ti?

Kudret: I propozova..

Ardit Gjebrea: Si i propozove?

Kudret: Unë i propozova i thashë..

Ardit Gjebrea: Më pëlqen qengji yt, apo jo?

Kudret: Po…. I propozova, i thashë që të dua. Më tha, jo ti je ushtar, s’kam besim, hajde në shtëpi…

Ardit Gjebrea: Po ti ku e njihje atë?

Kudret: Po unë kisha kohë që e ndiqja.. Po larg e larg. Pasi biem dakord më thotë drejtohu në familje, sepse unë s’kam besim tek ty.. Drejtohem në familje, kam vjehrrin shumë të mrekullueshëm, edhe vjehrrën, vjehrri është edhe shakaxhi..

Ardit Gjebrea: Po ti që në fillim the po erdha, apo kishe ndonjë mëdyshje?

Kudret: Jo, unë u sorollata njëçik siç e ka çdo mashkull, jo do vij sot, jo do vij nesër. Po nuk vija se na qethnin kokën zero atëherë dhe më vinte si për turp, m’u rrit pak floku pastaj vajta.. Babin me vete dhe në Sarandë, na pritën si mrekulli. E lamë do vinin ata më poshtë. S’kaluan 2 muaj, e marr e rrëmbej..

Ardit Gjebrea: Me pëlqimin e saj sigurisht?

Kudret: Patjetër që me pëlqimin e saj.

Ardit Gjebrea: E çove në shtëpi?

Kudret: E marr e çoj në shtëpi, vjehrri, vjehrra nuk dinin gjë, i la në gjumë.

Ardit Gjebrea: Pse e rrëmbeve ti? Kishe pritur sa të zgjoheshin edhe…

Kudret: Jo, jo e mora kështu unë… Qe fundi i ushtrisë, u prish shteti atëherë dhe s’vete ushtar unë, se më pëlqeu nusja mua.

Ardit Gjebrea: Normal!

Kudret: Rri pak kohë unë, e marr nusen dhe iki në Sarandë. Pas ca kohe marr një makinë unë dhe me ndonjë pasagjer kështu tek-tuk…

Ardit Gjebrea: Po Benzi ç’tu kujtua?

Kudret: Në Benz marr një zonjë…

Ardit Gjebrea: Aaaa.

Kudret: Një grua të nderuar, të respektuar, kur shkoj në shtëpi më thotë: Ç’e kishe atë ti? Një pasagjere i thashë unë.. Pse punon taksisit ti? Tasksist punoj i thashë, por e mora nga këtu e lashë Sarandë… Mos të shoh të marrësh grua në makinë. Po dale moj.. se sevap bëra nuk i mora lekë…. Mirë, s’do ti, s’do… Po unë i bëj shumë surpriza asaj Ardit…  Nuk e di si do më gjykojë publiku, Ardit, por çfarë ka kjo tokë, unë ja blej asaj.

Ardit Gjebrea: Ti e do pafund Silvanën?

Kudret: Unë e dua shumë Ardit..

Ardit Gjebrea: Është e vërtetë që ke bërë një tatuazh?

Kudret: Unë kam bërë një tatuazh, do jenë të rrallë burrat që bëjnë gruan tatuazh… Ku bëra tatuazhin , nuk i kisha thënë.. Më thoshte ç’ke ne ti ke nja dy ditë fle me bluzë? I them s’jam mirë… Ma shikon djali tatuazhin dhe e merr në telefon dhe i thotë: Shiko burrin se çfarë të ka bërë në krah… Vjen nga puna, rrinte më shikonte dhe më thotë: Ti je i marrë.. Si e bëre? E bëra i thashë, që dhe kur të vdes, të iki i ngopur nga kjo dynja dhe me tatuazhin në krah… Unë herë pas here e ngacmoj në telefon me numër të fshehtë..

Ardit Gjebrea: Jo ore..

Kudret: Por gjithmonë për shaka.. Njëherë më kuptoi, mirë tha se ta tregoj unë kur të vij në shtëpi… Erdhi në shtëpi, i hodha dorën në qafë unë, u zbut shpejt.. Si natyrë është e egër, por unë e zbus shpejt…E kam sjellë këtu, që mos mërzitet me mua, se ndonjëherë unë bëj edhe shaka të tepruara..

Edhe këtë herë, Kudreti e suprizoi bashkëshorten e tij. Për shkak se ai është maskuar, zonja Silvana nuk arrin ta njohë bashkëshortin e saj, kur i shfaqet në ekran. Insistimit të Ardit Gjebreas që t’a dëgjonte mesazhin e zotërisë që kishte matanë murit të studios, Silvana i është përgjigjur vazhdimisht me refuzim duke deklaruar se ‘nuk e njoh atë person’.

Silvana: Nuk e di kush është, nuk e njoh.

Ardit Gjebrea: Je e sigurt?

Silvana: Mos më ka bërë ndonjë lojë burri këtu? Nuk e di, nuk e di…

Ardit Gjebrea: Do ta dëgjosh çfarë mesazhi ka?

Silvana: Kur nuk e njoh, pse duhet ta dëgjoj unë atë…

Ardit Gjebrea: Po ai i ziu ka ardhur deri këtu, ta lëmë të flasi..

Kudret: Le të flasi…

Kudret: Mirdita zonjë, si ke qenë? Unë jam Frani nga Lezha…

Silvana: Ka mundësi ta ndërpresësh, nuk e njoh fare këtë person..

Ardit Gjebrea: Po ja të flasi…

Kudret: Ardit unë e di që është grua e martuar.

Ardit Gjebrea: Është e martuar, ka fëmijë!

Kudret: Unë e dua shumë!

Silvana: Perëndi, O Zot!

Kudret: E kam marrë dhe me numër të fshehtë, por se kam bezdisur.. S’dua t’i prish familjen por…

Silvana: Ardit, të lutem nuk..

Ardit Gjebrea: Ja ta dëgjojmë deri në fund..Mos ki merak, nuk është agresiv.

Kudret: Por e kam sjellë deri këtu, për ta bërë publike, që unë e respektoj, e dua shumë. I kam vajtur dhe tek puna..

Ardit Gjebrea: Sa vite ke që ke këtë ndjenjë, për zonjën Silvana?

Kudret: Unë kam goxha vite..

Silvana: O zot i madh, ka mundësi ta mbyllësh nuk e njoh fare këtë person?

Ardit Gjebrea: Atëherë dëgjoje me zërin e tij të vërtetë, ndoshta i njeh zërin?

Silvana: Ky është burri im 100%..

Kudret: Silvana, ngrije kokën lart se unë të kam sjellë këtu, të të them mos u mërzit me mua se ti nuk e ke idenë sa shumë të dua unë. Të bëj thirje që dhe kur flas ndonjëherë unë, kaloje me sportivitet dhe mos i merr gjërat ashtu siç i merr ti…

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular