Presidenca e Republikës së Shqipërisë me anë të një njoftimi shprehet se në Ditën e Rinisë, më datë 8 dhjetor 2019 presidenti Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në QS, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!
Presidenca vlerëson se ky tubim ka si synim kryesor nisjen e një dialogu për të mirën e vendit, pasi për institucionin e presidencës, Shqipëria vjen e para.
Njoftimi i Presidencës:
Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!
SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱