Pas rastit në kullën me stadium “Air Albania Arena” dhe pas rastit të djeshëm në stadiumin e Korçës, thirrjet “Rama ik” janë dëgjuar edhe sot në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, gjatë ndeshjes Vllaznia-Teuta.
Sfida e vlefshme për Kategorinë Superiore u ndërpre dy herë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, çka solli edhe revoltën e tifozëve në stadium.
Per momentin stadiumin eshte me gjenerator permes sistemit te emergjences. Ndeshja eshte nderprere duke pritur rikthimin e energjise elektrike. Energjia u rikthye rinisi normalisht ndeshja.