BallinaKultureAhmet Prençi vjen sërish për lexuesin me “Vice Verse”. Ç’do të gjeni...

Ahmet Prençi vjen sërish për lexuesin me “Vice Verse”. Ç’do të gjeni në këtë libër…

spot_img
spot_img

Nga Alketa LEKA
redaktore e librit

Pas vëllimit me poezi “Udhë në pasqyrë”, autori Ahmet Prençi prezantohet sot para lexuesit me një libër të ri, me titull “Vice Verse”, në përmbajtjen e të cilit do të gjeni shënime letrare, udhëtimi, mbresa, dedikime, opinione, komente dhe analiza për situatën politike e të sigurisë.
Këto tre vite nga botimi i librit të parë, autori ka qenë shumë i angazhuar me botimet në “Dita Print”. Në vitin 2018 ideoi dhe përgatiti për botim një libër kushtuar dëshmorit të policisë Artan Cuku, i titulluar “Artan Cuku – in memoriam”. Gjithashtu, po në këtë vit ishte recensues i vëllimit me poezi “Shtëpia prej Fjale”, i autorit të ndjerë Islam Çenga, së fundmi, redaktor i librit “I tillë jam…”, i autorit Shefqet Meko.
“Vice Verse” vjen para lexuesit i ndarë në dy pjesë.
Nga vetë titulli, kuptohet reagimi i ndërsjellë i autorit ndaj të tjerëve dhe të tjerët për autorin. Fenomenet negative të shfaqura në qeverisjen e vendit dhe reagimi i autorit me qëndrimet publike në gazeta e studio televizive, duke analizuar dhe komentuar çështje që lidhen kryesisht me problemet e sigurisë dhe të krimit të organizuar. Këto qëndrime dhe ky reagim vijnë si një zë dëshpërues dhe  Ahmet PRENÇI kritik për arsye të investimit, të formimit dhe eksperiencës së autorit të librit në drejtimin e institucioneve ligjzbatuese të shtetit shqiptar për shumë vite. Në pjesën e parë të librit janë shkrime që autori ia kushton vetes, vendlindjes, miqve, njëkohësisht mbresave për librat, poetët, heronjtë, martirët etj., të cilët kanë lënë gjurmë në ndjesinë e tij. Disa komente nga shkrimtarë, kritikë e miq të Ahmetit rreth librit të tij të parë, zënë një vend të rëndësishëm në faqet e këtij libri. Kjo pjesë na njeh dhe me disa shënime udhëtimi, që autori i ka fiksuar në një maratonë të gjatë të përshkuar në Midëest, SHBA.
Në pjesën e dytë të librit janë opinione, komente dhe analiza për situatën kriminale në vend. Qëndrime këto të mbajtura në kontekstin e debatit politik të kohës. Në hapësirën e fundit të këtij libri janë përzgjedhur dhe përmbledhur disa intervista të dhëna në gazeta të vendit, ku theksi vihet në ecurinë e organizatës së policisë, sipas optikës së autorit, i cili, një dekadë më parë, për disa vite ka drejtuar policinë shqiptare.
I urojmë lexim të këndshëm lexuesit dhe sa më shumë botime të reja autorit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular