Pas përfundimit të prezantimit të paketës “AntiKÇK” nga kryeministri Edi Rama ka ardhur reagimi i parë nga radhët e demokratëve.
Në një postim në facebook, ish-deputeti Edi Paloka shkruan se Rama po i shpjegon Rrahman Rrajës, që e ka djalin të akuzuar për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe të birin të akuzuar për përdhunim, se si do të luftojë krimin.
Postimi i Palokës:
Rama i shpjegon Rrajes se si do luftoje krimin!!!
Do te ishte nje “Stand up comedy” ne se ai qe po jep “shfaqje” prej oresh , nuk do te ishte ne karrigen e kryeministrit te vendit te cilin ai dhe askush tjeter e ka kthyer ne parajsen e krimineleve dhe oligarkeve.
Ne fakt edhe sot komentet jane te teperta, mjafton te shohesh “auditorin”. Rama po i shjegon Rrahman Rrajes se si do te zhduke folete e krimit…nderkohe qe nipi i Rrajes akuzohet per atentat ndaj nje prokurori (te kercenuar nga Rama) dhe i biri per perdhunim.