BallinaAktualitetProjektligji i ri/ Policia me pushtet të pakufizuar, përgjon dhe heton këdo

Projektligji i ri/ Policia me pushtet të pakufizuar, përgjon dhe heton këdo

spot_img
spot_img

Ligji i ri i propozuar nga qeveria për krimin e organizuar, parashikon që policia mund të përgjojë këdo pa një miratim të gjykatës apo prokurorit. Ky ligj i jep pushtet të pakufizuar policisë dhe cënon të drejtat e individëve.

Dyert që i hapen policisë pas votimit të ligjit 

Policia mund të marrë informacion nga kompanitë private të internetit,  telefonit dhe çdo informacion tjetër, qoftë edhe llogarish bankare, pa u dashur që prokuroria dhe gjykata të miratojnë përgjimin apo marrjen e të dhënave personale. Policia gjithashtu mund të kontrollojë fizikisht çdo person, vendet publike dhe të mbajë nën vëzhgim sekret këdo pa mandat.

Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart”, – thuhet në projektilin kundër krimit të organizuar, që qeveria do ta dorëzojë në parlament.

Me miratimin e këtij neni, policia ka në dorë çdo përgjim, çdo të dhënë personale për qytetarët, duke mos ju dashur asnjë miratim nga institucionet e tjera. Që përgjimet të kryheshin, deri sot duhej nje miratim nga prokuroria ose gjykata. Mundësia për të kryer veprime të tilla, pritet të shkaktojë debat të madh në vend, pasi për policinë nuk do të ketë më pengesa. Privacia mund ti shkelet çdokujt edhe pa arsye.

Çfarë parashikon ligji kundër krimit të organizuar që propozon qeveria: 

— Njesia do të hetojë çdo krim të parashikuar në kodin penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, fallsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, korrupsioni i çdo zyrtari publik. Ajo do të hetojë edhe individët përfitues të buxhetit të shtetit, koncesione, PPP, subvencione, etj.

— Struktura do të ketë të drejtën të kufizojë lirinë e individit brenda një territorti të caktuar. Ky urdhër do të vlerësohet nga prokuroria dhe jo nga gjykata.

— Policia do të ketë të drejtën të urdhërojë marrjen e pashaportës dhe çdo mjeti tjetër të udhëtimit. Ky urdhër i komunikohet prokurorit, i cili e dërgon në gjykatë brenda 48 orëve.

— Struktura dhe BKH kanë të drejtë të nisim hetim pasuror për individet që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie.

— Policia do të marrë informacion nga çdo institucion publik ose privat; do të marrë akses në kompanitë telefonike (përgjim), në kompanitë e internetit për zbulimin e përdoruesit të internetit, në regjistra elektronike të subjekte private dhe shtetërore. Të gjitha këto do të bëhen pa miratimin e prokurorit apo gjykatës. Çdo përgjim në vende publike, gjetja e individit përmes pajisjeve të veçanta, kontroll fizik i personave, kontrolli i vendeve publike, ose subjekteve shtetërore, vëzhgime sekrete të personave në vende të ndryshme do të kryhet vetem me miratimin e policisë vendore ose me nismën vetjake të oficerit të policisë, me gradën nënkomisar e lart.

— Policia mund të marrë çdo informacion privat si llogari bankare, gjendje civile, prona, aksione biznesi, çdo gjë e dhënë tjetër nga subjekete private ose shtetërore, pa leje të prokurorit apo gjykatës.

— Policia mund të sekuestrojë provat e mbledhura në varësi të urdhërit të Prokurorit. Provat e mbledhura prej tyre do të përdoren sipas vlerësimit të prokurorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular