BallinaAktualitet“Për të vënë duart kokës”, Lubonja kritikon ashpër paketën “KÇK”: Rama është...

“Për të vënë duart kokës”, Lubonja kritikon ashpër paketën “KÇK”: Rama është koka e bandës, nëse socialistët e ndjekin…

spot_img
spot_img

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, zhvillimet më të fundit politike, duke u ndalur te kryefjala e ditës së sotme, paketa Anti-KÇK.

Duke pyetur se “Çfarë ishte Reforma në Drejtësi”, Lubonja tha se kjo paketë nuk mund të qëndrojë përballë reformës, vetëm nëse pranojmë dështimin e kësaj të fundit.

Sipas analistit, është për të vënë duart kokës që kryeministri bën një paketë për gjyqtarët, kur është vetë “koka” e kësaj bande, dhe që duhet të kalojë i pari në Vetting.

“KÇK është kap ç’të kapësh për gjyqtarët, e para gjë që mund të thuhet “Po Reforma në Drejtësi çfarë ishte?” O do pranojmë dështimin e Reformës në Drejtësi, ose të dyja bashkë nuk shkojnë. Është një konfuzion mendor i kryeministrit, ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se çdo gjë që i bën mirë atij, i bën mirë dhe shqiptarëve. Ky është në pushtet, i ka të gjithë institucionet dhe ndërton institucione të tjera.

Është për të vënë duart në kokë. KÇK ishte për gjyqtarët, kjo ishte në fillim, banda kap ç’të kapësh është e gjyqtarëve. Kjo është për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve, sepse kreu i bandës është Edi Rama. Kapet Muçi për 15 mijë euro, për apartamente, gjëra të vogla që hajt ta kapim. Kemi një kryeministër me atë të Surrelit dhe s’ka Vetting për të. Kush është banda këtu, KÇK, apo KÇKK”, tha Lubonja.

Ndërsa mesazhin kërcënues të kryeministrit Edi Rama për të tijët, që nëse nuk e votonin paketën, do të përjashtoheshin nga PS, Lubonja e komentoi kështu: “Ata veten në qafë paçin, nëse e ndjekin. Me këtë që po bën, ai nuk ka sensin e shëndoshë të realitetit. Këtu lind pyetja si mund të ndalohen këto veprime”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular