Burime nga Urgjenca Kombëtare njoftojnë se derimë tani janë 13 të vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 dhe me intesitet rreth 9 ballë, që shkundi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.
Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në zonën e Thumanës, në Durrës, dhe në Kurbin.
Ndërkohë që po punohet ende për të nxjerrë qytetarë të tjerë nga rrënojat, çka bën që numri i viktimave të rritet në orët në vijim.
Në Thumanë forcat e kërkim shpëtimit po kërkojnë të bien në gjurmë të 17-vjeçares e cila ka mbetur ende nën rrënoja, ndërsa prindërit e saj kanë arritur të dalin nga banesa edhe pse janë të lënduar.