Kanë dalë të pajetë nga rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish- kënetës në Durrës tre persona, mes tyre një vajzë 6-7 vjeçare.
U raportua se në total në banesë ndodheshin 9 anëtarë të familjes Lala dhe 6 prej tyre ndodhen ende nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të komunikojnë me një djalë 17 vjeçar, i bllokuar në rrënoja.
Raportohet se ai është në gjendje të rëndë dhe po bëhet e pamundura për shpëtimin e tij.
Ja edhe emrat e viktimave dhe personave që dyshohet se janë nën rrënoja.
Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.
Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja mendohet që është 17 vjeç.
Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.
Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.
Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.
Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.
Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.
Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.
Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.