Pas termetit të fortë që goditi sidmos zonën e Durrësit doli lajmi për sigurinë e depozitave të gazit në disa objekte. Ndërkohë lajmi i fundit është se ëstë nderhyra në disa objekte.
Ja njoftimi:
Në zbatim të urdhrit të brendshëm të kryeinspektorit, strukturat e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), duke bashkërenduar aksionin edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, kanë ushtruar kontrolle në të gjitha subjektet e dëmtuara gjatë tërmetit në zonën e Durrësit, me qëllim heqjen e depozitave qendrore të gazit në subjektet me impiante qendrore të GLN.
Nga ana e grupeve të ISHTI janë hequr 6 depozita të mëdha, konkretisht në subjektet:
1- Vila Verde
2-Hotel Lubjana
3- Hotel Tropikal
4- Karburant Gega “plazh ”
5- Hotel Mia Mar
6- Restorant Reom në Manzë Durrës
Kontrollet po vijojnë edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti.