Një termet tjetër ka goditur Thumanën para pak minutash. Ndërkaq në momentin e lëkundjes së tokës, prezent ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po fliste live para mediave.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Thumanën, për t’u solidarizuar me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë.
Por ajo çka bie në sy nga ky moment, është reagimi i presidentit Thaçi i cili duket goxha shumë i frikësuar, shkruan Reporteri.net.
Ai shihet teksa ndërpret fjalën e tij para mediave dhe këthen kokën mbrapa.
Në video shihen edhe lëkundjet.
Derisa Thaçi po fliste, një tërmet tjetër ka goditur Thumanën, i cili ishte me magnitudë 5.6 shkallë të rihterit.
Thaçi ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në këto momente të rënda.