Klement Çupi, është identifikuar si një prej viktimave të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist.
Dhe ditën e djeshme media britanik “BanburyCake” ka shkruar për fatin tragjik të Klement Çupit që vdiq në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë.
I riu kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist, pasi në Shqipëri kishin festë.
Ai ndodhej prej pak oresh ne vendlindje bashkë me të vëllanë për të festuar fejesën e vëllait të tyre të vogël Nikolini.
Në tërmetin tragjik, humbën jetën Klementi, babai i tij Hajredini dhe nëna Lute Çupi.
Ndërsa vëllai i tij Nikolini ka mundur që të shpëtojë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spital.
“Çupi, i cili mbërriti në Oksford kur ishte i ri si refugjat, studioi në qytet dhe më pas filloi të punojë në një pub si menaxher. Disa vite më parë ai filloi punë si shofer taksie.