Tërmeti i pak minutave më parë ka shkaktuar panik tek qytetarët. Lëkundjet e forta sizmike janë shoqëruar dhe me dëme materiale, ndërsa spitali i Durrësit ka pësuar plasaritje në muret
Gazetarja e “Balkanweb”, Klodiana Haxhiaj raporton se qytetarë të shumtë kanë vërshuar nga paniku drejt spitalit rajonal të Durrësit. Bluzat e bardha janë në gatishmëri të plotë dhe po japin ndihmë në kohë rekord për banorët që i drejtohen spitalit.